AktualitetBota+Të fundit

Ukraina po punon në ‘hapat e ardhshëm’ për evakuimin e Azovstal

Ukraina po punon në “fazat e ardhshme” të evakuimit të luftëtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në Telegram.

“Në interes të shpëtimit të jetëve, 52 nga ushtarakët tanë të plagosur rëndë u evakuuan dje [të hënën]. Pasi gjendja e tyre të stabilizohet, ne do t’i shkëmbejmë me robër lufte rusë.”

Ajo nuk dha detaje të tjera, por përfundoi duke thënë: “Dhashtë Zoti çdo gjë do të jetë mirë”.

Të hënën, më shumë se 50 trupa të plagosur u dërguan nga Azovstal në një spital në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Novoazovsk. Më shumë se 210 të tjerë u dërguan në qytetin Olenivka, i cili kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

 

Fraksion.com