AktualitetPolitikëTë fundit

Salianji nxin grupin e Alibeajt: Pakica e opozitës po bën lojën e Ramës për presidentin

Pas asaj që ndodhi sot në mbldhjen e konferencës së kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës ka reaguar edhe Ervin Salianji, i cili vijon të përgënjeshtrojë dhe akuzojë grupin e Lulzim Bashës në PD, që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Qasjen e këtij të fundit, me deputëtët që i shkojnë pas, Salianji e ka kritikuar sërish ashpër:

“Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës, ky proces e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike!

Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSH. Ky proces zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetëm për garniturë opozitën, duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjmë nga 5 ditë në 7 datën e raundit.

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi një pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshëm të saj dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për atë që PDSH e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar!

Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi! E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjë pse opozita nuk po dërgon emrat?”

 

Fraksion.com