Life StyleTë fundit

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua”; Ronela Hajati: Opinionistë të kalbur!

Ndonëse “Eurovision” ka përfunduar, diskutimet rreth performancës së saj vijojnë.

Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” një panel të ftuarisht po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin Europian, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative. Ky diskutim nuk i ka shpëtuar as Ronelës e cila pas programit ka bërë një status në Instagram.

Këngëtarja nuk ka etiketuar publikisht asnjë person por shkruan: “Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!”.

Pas skualifikimit në gjysmëfinale Ronela nuk ka dalë në asnjë intervistë por nuk i ka kursyer reagimet në rrjetet sociale. Ajo është shprehur se ndihet se e ka fituar “Eurovision” sepse fitoi dashurinë e publikut. “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”- shkruante ajo në reagimin e saj të parë. Performanca e Ronelës në gjysmëfinale është një nga më të klikuarat.

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com