Meta: Marrëveshjen Rama-Basha e turpshme! Djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore ishin pjesë e saj
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat i është rikthyer edhe një herë marrëveshjes Rama-Basha, 17 majin e vitit 2017. Sipas Metës, ajo ishte një marrëveshje e turpshme, ndërsa u shpreh se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe djegia e mandateve.
‘Ajo marrëveshje e trupshme dhe e realizuar 5 vite më parë tashme është ekspozuar për çdo qytetar të Shqipërisë. Nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qendruar solidar në çadër. Por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushtës zgjedho dhe vijoi edhe përgjatë 5 viteve edhe sot gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes që 17 majit edhe djegia e qëllimtë e mandatave parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut. Edhe shembja e Teatrit Kombëtar, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe një pjesë e një politike për të zhbërë identitetin kulturor. Shumica e familjeve shqiptare i ndjejnë kostot e asaj marrëveshje.’- tha Meta.
Marrëveshja Rama-Basha më 17 maj
Pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së në atë kohë, Lulzim Basha arritën një marrëveshje të fshehtë politike ndërmjet tyre, ndërsa nuk u bënë me dije detaje se çfarë përmbante. Marrëveshja erdhi, pas një bojkoti të gjatë të opozitës, ku Basha refuzonte që të futej në zgjedhjet parlamentare, të 25 qershorit 2017. Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha dhe Edi Rama dolën së bashku nga kryesia e Kuvendit, ku Basha deklaroi se marrëveshja e arritur, bazohet te paketa e “McAllister+”, e propozuar nga SHBA. Ndërkohë që Edi Rama deklaroi ‘Sa më takon mua më lejoni që të jem 100% dakord me atë që tha kreu i opozitës”.
Fraksion.com