Meta i përgjigjet Ramës: Thua të hetohet Saliu e Iliri, po kush e ka ndaluar? Thirrje që të heqë vëmendjen nga grupi kriminal
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit që për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Pas 24 korrikut, do të shkojnë në SPAK dhjetëra persona për të gjithë mullarët e korrupsionit, me fakte, jo deklarata, u bën thirrje të hetojnë Saliun e Ilir Metën para 20 vitesh kur ishte kryeministër, po kush e ka ndaluar këtë, bën këtë thirrje që të mos hetojnë grupin kriminal që ka kapur Shqipërinë”, tha Meta.
Fraksion.com