AktualitetPolitikëTë fundit

“Më vjen keq që jam deputete”; Tabaku-mazhorancës: Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje me kryeministrin

Jorida Tabaku është shprehur se duhen lënë mënjanën batutat dhe shakatë kur flitet për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, është e bindur që mazhoranca është e gatshme të kapë cdo lloj pushteti dhe insistimit për të folur me emra për kandidatët për president i quan si “lojë kungulleshkash”.

“Konferencat e kryetarëve duket se janë kthyer në terapi grupi. Nuk kam qenë ndonjëherë më e keqardhur se dita e djeshme kur lexoja se dështoi raundi i parë. Për mua është hera e parë që marr pjesë në zgjedhjen e presidentin dhe kur parlamenti dështon, më vjen shumë keq që jam deputete e parlamentit dhe i ofruam qytetarëve dje atë pamje të parlamentit shqiptar.

Nuk e kam dilemën që jeni të gatshëm të kapni çdo lloj pushteti. Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje ju me kryeministrin. Nuk besoj se duhet t’i diskutojmë pikat një nga një. T’i lëmë batutat dhe shakatë se po zgjedhim presidentin. Jam e sigurt që ashtu siç është bërë kushtetuta, jua ka dhënë mekanizmin në dorë që të vazhdoni siç e kishit në plan. Nëse do vazhdoni vetë, vendosni ultimatume, nuk kemi asnjë mënyrë për t’ju kufizuar e për t’ju vendosur detyrime”, tha Tabaku.

 

Fraksion.com  g  gbb b