Lufta në Ukrainë frenon zhvillimin ekonomik të Evropës
Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.
Për vitin e ardhshëm Komisioni i BE-së supozon një rritje prej 2.3 për qind në BE dhe në eurozonë. Në prognozën e shkurtit komisioni kishte parashikuar për vitin 2023 një rritje prej 2.8 për qind për BE-në dhe 2.7 për qind për vendet e eurozonës.
Perspektiva më të këqija edhe për Gjermaninë
Edhe parashikimi për ekonominë gjermane u korrigjua gjithashtu ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni i BE-së parashikon për këtë vit vetëm rritje prej 1.6 për qind, në vend të 3.6 për qind që pritej më parë. Vitin e ardhshëm ekonomia më e madhe e Evropës, do të rritet me 2.4 për qind në vend të 2.6 për qind që ishte parashikuar më parë.DW
Fraksion.com