Kokainë brenda anijes të qymyrit në Portin e Durrësit
53 pako me kokainë janë gjetur sot në një anije qymyri në Portin e Durrësit.
Ndryshe nga herët e tjera, ku kokaina është gjetur në banana, kësaj radhe trafikantët kanë ndryshuar strategjike duke e fshehur sasinë e drogës në qymyr.
Kokaina është kapur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe.
Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në dy çanta, ndërsa kërkimi për sasi të tjera droge vijon ende mes 6500 ton qymyr.
Operacioni është kryernga Task Forca e Durrësit, e cila ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia.
Itinerari që ka ndjekur anija
Anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi më 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32. Nuk dihet nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.
Skema e transportit të drogës me banane nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë është përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit, ku janë kapur sasi të mëdha kokaine.
Vetëm në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” është kapur pesë herë kokainë. Hera e fundi që u gjet drogë në këtë port ishte më pesë prill, një kg heroinë.
Fraksion.com