AktualitetNATO/BETë fundit

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Këshilli Evropian “mbështet fuqishëm” aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), përsëriti të martën kryediplomati i bllokut Josep Borrell.

“Ata do të marrin një mbështetje të fortë nga të gjitha vendet anëtare, sepse kjo rrit unitetin tonë dhe na bën më të fortë,” u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të Këshillit Evropian për mbrojtjen në Bruksel, duke shtuar se ai “shpreson” se NATO do të jetë në gjendje të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë.

Jam i sigurt se këshilli do të mbështesë jashtëzakonisht … anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia ka bërë disa kundërshtime. Shpresoj se NATO do të jetë në gjendje t’i kapërcejë ato.”
Turqia, e cila është paraqitur si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, ka shprehur rezerva për integrimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ato sanksionojnë Turqinë.

Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte “pozitivisht” perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

 

Fraksion.com