Studentët punojnë për të zgjidhur sfidat urgjente të teknologjisë, për të ruajtur avantazhin teknologjik të NATO-s
Studentët e universitetit prezantuan (13 maj 2022), zgjidhje novatore për problemet e jetës reale me të cilat përballen ushtritë aleate si pjesë e programit “Hakimi për CNAD” (Konferenca e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare).
Si pjesë e agjendës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s 2030, NATO po zgjeron angazhimin e saj me rininë dhe akademinë. Studentët e universitetit nga vendet aleate dhe partnere po kontribuojnë në një sërë projektesh dhe nismash. Programi “Hakimi për CNAD” përpiqet të prezantojë perspektiva të reja dhe inovative nga inovatorët studentë për disa nga sfidat më të mëdha teknologjike të NATO-s.
Ekipet studentore nga Departamenti i Studimeve të Luftës dhe Studimeve të Mbrojtjes në King’s College në Londër (kjo e fundit me bazë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar) prezantoi idetë e tyre të zgjidhjes para ekspertëve të armatimeve të NATO-s dhe aleatëve. Inovatorët trajtuan problemet e jetës reale, duke përfshirë zhvillimin e mënyrave të sigurta për të ndarë informacionin mbi kërcënimet kibernetike gjatë operacioneve dhe duke i bërë anijet më të sigurta duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale për proceset e kontrollit të dëmtimit.
Në një kurs 10-javor, studentët aplikuan metodologji dhe teknika inovative për të zgjidhur sfidat komplekse të teknologjisë në botën reale. Ekipet u mentoruan dhe u drejtuan nga ekspertë nga NATO dhe komunitetet aleate operacionale dhe teknologjike. Ata vërtetuan problemet dhe zhvilluan ide për zgjidhje që mund të adoptohen në proceset e zhvillimit të aftësive të NATO-s.
Programi “Hakimi për CNAD” zhvillohet si pjesë e kursit Mission Driven Entrepreneurship™: Hacking for MoD, organizuar nga Projekti i Misionit të Përbashkët dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Fraksion.com