AktualitetTë fundit

Rrëzohet kamioni në bypassin Orikum-Kaninë. Vdes shoferi, pasagjeri nuk gjendet!

Në bypassin Orikum-Kaninë një aksident i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të hëne.

Kamioni i firmës që po ndërton rrugën është rrëzuar duke punuar.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Nuk dihen ende më shumë detaje nga ngjarja e rëndë ndërsa sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com