Rama: Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, në Vlorë po zgjon interesa të shumanshme
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë dhe këtë të hënë mori pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.
Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit “Shqipëria 2030” eksportuese neto e energjisë. Ky projekt do të sjellë furnizimin me gaz përmes Terminalit të Ri që do të ngrihet në Vlorë.
Pak para hedhjes së firmave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belndia Balluku u shpreh ndër të tjera se ky projekt ka tërhequr Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për t’u bërë pjesë.
“Është një moment i shënuar për një nga projektet strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, projekti i temocentralit të Vlorës. Një hap i madh që po hidhet nga një projekt që ka të bëjë me vendin tonë. Është bashkëpunimi me amerikanët, nga ana tjetër kemi pasur një dëshirë për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për ta kthyer në një projekt të rëndësishëm rajonal. Kemi nisur një punë parprake në Huston. Për të nisur hapa konkretë në një projekt të përbashkët, fakti që Pompeo e mbështet këtë nismë për të dëshmuar se është një bashkëpunim serioz, do të kthehet në real”, tha Balluku.
“Ai hap që e hodhëm me skepticizëm sot po kthehet në një nga projektet më të rëndësishme të rajonit. Ai tregu i vogël që ne na bënte shumë skeptik duke u zgjeruar me inciativën e Ballkanit të Hapur tashmë shikohet si një treg prej 17 mln shqiptarësh që mund ti drejtohen shërbimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë”, shtoi Balluku.
Gjatë firmosje së memorandumit të bashkëpunimi për projektin ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Postimi i kryeministrit Rama:
Fraksion.com