AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: DRSHTRR Gjirokastër, vijon puna për rindërtimin e gjithçkaje nga e para

Drejtuesit e mjeteve në Gjirokastër do të marrin një shërbim më cilësor pas rehabilitimit të mjediseve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna për rikonstruksionin e kësaj godine, ku po rindërtohet gjithçka nga e para.

“Mirëmëngjes dhe me godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër, ku po vijon puna për rindërtimin e gjithçkaje nga e para, pjesë e programit për transformimin rrënjësor të Shërbimeve të Transportit Rrugor në të gjithë vendin, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Pas rikonstruksionit DRSHTRR Gjirokastër do të ofrojë kushte më të mira pune për personelin dhe veçanërisht kushte komode për shërbimin ndaj qytetarëve.

Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve si dhe përmirësimi i infrastrukturës janë në fokus të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Fraksion.com