“Ky është momenti i reflektimi”; Mediu: Presidenti i ri nuk zgjidhet në raundin e 5-të. Kushtetuta ka përcaktuar…
Po këtë parim ka kërkuar që të ndiqet edhe deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai nënvizoi se për përzgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të ketë konsensus dhe për zgjedhja në raundin e 4 apo të 5, bëhet vetëm në kushtet ku opozita tenton të bëjë krizë politike.
“Diskutimet soleme kanë arritur në fazë konkrete. Jemi në ditën e parë ku Kuvendi duhet të shqyrtonte kandidaturat për President. Nuk duhet të humbasim kohë.
Presidenti duhet të jetë autoritet moral, të qëndrojë mbi palët.
Nuk pajtohem me faktin që ka 5 raunde.
Kushtetuta ka përcaktuar procedurë të qartë për konsensus. Dy raundet e fundit jepen në rastet kur opozita kërkon krizë politike. Ky është momenti i reflektimit të opozitës që duhet të gjejë brenda vetes konsensusin. Herën tjetër duhet të flasim për kandidaturat që plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme për të qenë President i Republikës”, u shpreh Mediu.
Fraksion.com