AktualitetPolitikëTë fundit

Ibsen Elezi në Berat: Basha dhe figura të larta lidhur me oligarkët, përçanë PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me demokratët e qarkut të Beratit.

Elezi, akuzoi Lulzim Bashën dhe figura të larta në PD se kanë lidhje të ngushtë me oligarkët dhe qeverinë për përçarjen e Partisë Demokratike.

“Ne filluam betejën për disa rregulla bazë në parti pas unë kam kërkuan gjithmonë një parti me rregulla sepse PD-ja, nën drejtimin 8-vjeçar të Lulzim Bashës ishte kthyer nga partia e rregullave bazë në partinë e emërimeve dhe kjo çoi në humbjen e besimit tek demokratët. Unë duhet të isha në garë, jo thjesht për të fituar por edhe për të vazhduar rrugën e nisur në 11 Dhjetor, kur edhe filloi rrëzimi i modelit. Unë kam bërë prezent disa nga gjërat që nuk shkojnë dhe një nga këto dhe më kryesori është “debati”, që është mjaft i domosdoshëm brenda partisë dhe që çon në vlerësimin e çdo kandidati që zgjidhet”, tha ai.

Elezi theksoi se, kam kërkuar që të futet debati si një mjet i domosdoshëm në çdo proces dhe kjo duhet të futet edhe në statutin e partisë.

“E kundërshtova statusin pasi nuk u publikua një javë para se të votohej dhe kjo i hap rrugë abuzimeve me votën. Nëse do të rrimë në pasivitet do të kemi një kosto shumë të lartë në zgjedhjet e ardhshme. Koalicioni me LSI-në rezultoi një mashtrim i madh dhe bashkimi me të nuk na garanton fitoren, fitoren ne do ta sigurojmë duke u bashkua me intelektualë dhe kontigjentin e bizneseve private. Oligarkia ka kapur ekonominë dhe po e varfëron vendin,po e shpopullon Shqipërinë dhe po krijon frymën vrasëse. Si do e mundësh Ramën kur nuk thua se këto oligarkë po pastrojnë paratë e krimit? Kjo ndodh pasi një pjesë e drejtuesve të PD-së janë të lidhur me oligarkët dhe në këtë mënyrë po i shërbejnë Edi Ramës”, tha Elezi.

 

Fraksion.com