Aksidenti i rëndë në bypasin e Orikumit: Vdes shoferi dhe pasagjeri
Rëndohet bilanci nga aksident i rëndë i ndodhur pak çaste më parë në bypassin e Orikum-Kaninë, në Vlorë.
Mësohet se ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri që ndodhej më të.
Policia njoftoi paraprakisht se pasagjeri kishte mbetur nën inerte.
Në pamjet e rënda nga vendngjarja shihet kamioni i rrënuar dhe i bërë “copë-copë”.
Fraksion.com