“Me Bashën nuk kam fare komunikim”; Salianji: Nëse Berisha vjen në krye të PD-së…
Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa në “Kjo Javë”, deputeti i PD Ervin Salianji, u shpreh se me Lulzim Bashën nuk ka komunikim, ndërsa i pyetur nëse do të largohet nga partia nëse Sali Berisha vjen në krye të saj, ai tha se nuk do ta bëjë këtë.
Salianji tha se dalja kundër Bashës nuk është çështje personale por është çështje përfaqësimi.
“Në 7 mars ka qenë komunikimi i fundit me Bashën, kur i kam kërkuar të japë dorëheqjen. Nuk kam komunikim pas atij momenti.
Do jem në PD kushdo të jetë kryetar, qëndrimet publike dhe shqetësimi im që PD duhet të ketë marrëdhënie strategjike me SHBA dhe në këtë sens do bëj çdo gjë që këto marrëdhënie të jenë në këtë sens. Nuk bie dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ne nuk kemi betejë me asnjë përfaqësues amerikan, duhet dhënë fund debateve të brendshme në parti”, tha ai.
Përplasja mes Alibeajt dhe grupit të Berishës
“Të gjithë demokratët duhet të përfshihen në proces të drejtë dhe të përbashkët për garat politike, përplasjet për protagonizma personale, shërbejnë vetëm për negociata për interesa për karriera personale.
Berisha non-grata në krye të PD?
Kjo është pyetje që i janë përgjigjur përfaqësues të SHBA, di të them që pavarësisht kësaj barre ka pasur një qëndrim të caktuar të elektoratit të djathtë, nuk them dot asgjë më shumë,
Si bëhet Bashkimi i PD?
Duhet të behët me votë me proces që njihet nga palët, drejt kësaj duhet të shkohet për të mos humbur asnjë kontribut që është bërë ndër vite nga demokratët.
Fraksion.com