Horoskopi ditor, e shtunë 14 maj 2022
Ky është horoskopi për ditën e sotme e shtunë 14 maj 2022. Parashikimi i yjeve se si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Kushtojini vëmendje mendimeve të ndrydhura dhe të pashprehura, ato janë fundi i çdo marrëdhënieje ndaj merrnin guximin dhe lirshmërinë t’i flisni. Puna shkon mirë, por ju mund të bëni më shumë.
Demi
Hëna është gjithmonë e favorshme në këtë periudhë të mes-majit, ndaj jeni ende në një moment pozitiv për ndjenjat, koha për të pikasur… Në punë mos humbni kohë dhe përfshihuni në projekte që kanë vlerë edhe për ju.
Binjakët
Duke filluar nga kjo pasdite e shtunë, përpiquni të jeni pak më të kujdesshëm se zakonisht me njerëzit që takoni. Ka diçka që nuk shkon në punë, por ju ende nuk e dini saktësisht se çfarë.
Gaforrja
Nga kjo mbrëmje përpiquni të mos i bëni shumë presion partnerit/es, nuk do të pendoheni. Puna ka shumë perspektiva, por projektet kërkojnë dhe marrin kohë.
Luani
Dashuria dhe ndjenjat janë pak të penalizuara për këtë të shtunë, bëni mirë që t’i shtyni diskutimet për të dielën. Gjërat në punë shkojnë okay, por mund të jetë më mirë.
Virgjëresha
Lajme interesante për këtë fundjavë, përpiquni ta lini veten të lirë dhe të çliruar nga hezitimi. Hiqni mendjen edhe nga puna, nëse keni mundësi.
Peshorja
Emocionet dhe dashuria janë gjithmonë pranë jush, thjesht duhet të hapeni më shumë. Nga ana tjetër bëni kujdes nga marrëdhëniet me kolegët e punës.
Akrepi
Qetësia dhe racionaliteti nuk kanë qenë kurrë pika juaj e fortë dhe ndoshta është më mirë kështu për dashurinë sepse roporti në çift mund të funksionojë më mirë kështu. Të tjerët ju admirojnë në punë.
Shigjetari
Hëna është ende larg, por mos u dorëzoni. Puna po ecën me ritme të mira, por me disa pengesa që mund t’ju ngadalësojnë javën e ardhshme.
Bricjapi
Partneri/ja juaj është intolerant, përpiquni të mos jeni shumë posesiv. Nëse jeni një profesionist i pavarur, atëherë në fund të muajit do të ketë lajme interesante për ju.
Ujori
Zëri i zemrës është gjithmonë i drejtë, nëse dikush ju mungon duhet të flisni me të, t’ia tregoni. Puna do të përmirësohet që në fillim të javës së ardhshme.
Peshqit
Përpiquni të qëndroni të qetë në sferën e ndjenjave, nëse është vërtetë dashuri, atëherë së shpejti do të lulëzojë përsëri. Sakaq me punën po kënaqeni, po e shijoni dhe ajo ju stimulon, përfitoni nga kjo.
Fraksion.com