AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Rilind pas tërmetit blloku i banimit në Kamzë, 29 shkolla dhe kopshte të reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamzë, ku ka  përfunduar rilindja pas tërmetit e një blloku të madh banimi.

Pas investimeve të kryera, tanimë pallatet e vjetra kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të qendërzuara poshtë, hapësira publike për komunitetin si dhe markatën e re moderne të fruta-perimeve.

Rama pa nga afër transformimin urbanistik të zonës, ku janë kryer investime në rrjetin nëntokësor por edhe në infrastrukturën rrugore.

Duke u ndalur te investimet në godinat arsimore, Kryeministri theksoi se vetëm në Kamzë janë ndërtuar 29 shkolla dhe kopshte të reja.

Kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli tha se mbeten për të përfunduar edhe 5 objekte që janë në proces dhe Kamza pastaj përfundon 100% infrastrukturën arsimore.

Sipas tij, “kjo do të rikthejë në punë shumë familjarë që më parë detyroheshin të mbanin fëmijët në shtëpi”.

Suli tha se janë shtruar 2.6 km rrugë, ndërkohë që janë kryer investime në infrastrukturën nëntokësore dhe atë mbitokësore.

“Pallatet janë ndërtuar në vitin 1955. Më parë këtu pas orës 7:00 gjithçka mbyllej, ndërsa tani është gjallëruar jeta në komunitet. Ndërkohë që Kamza tani do të ketë tregun e vetë”, tha ai.

 

Fraksion.com