Rama kërcënoi për ndryshimin e kursit, Berisha firmos kërkesë urgjente për mocion për debat në Kuvend
Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij në një konferencë për mediat njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave.
Deklarata të cilat Berisha i cilësoi kërcënuese.
“Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin drejtimit nëse nuk hapen negociatat.”, tha ish-kryeministri.
Fraksion.com