AktualitetTë fundit

Në pranga një grua dhe një 40 vjeçar; Ajo strehonte emigrantë në ‘hostelin’ e saj në Tiranë, ai i transportonte jashtë Shqipërisë

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për “goditjen” e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke vënë në pranga 2 persona.

Violeta Kalaj pronarja 59-vjeçare e një ‘hosteli’ është vënë në pranga pasi kishte strehuar 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit.

Në pranga është vënë edhe Artan Frroku 40 vjeç, ndërsa është në kërkim është shpallur A.L 24 vjeç.

Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm, nga Devolli në Tiranë. Më pas, pasi i strehonin emigrantët e paligjshëm në Tiranë, me ndihmën e personave të tjerë, kryenin transportin e tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Policia po punon për kapjen e A. L., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Fraksion.com