I riu goditi gardistin dhe tentoi të futet me dhunë në Kryeministri, identifikohet 32-vjeçari
Një 32-vjeçar ka tentuar dje të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë.
I riu, Aurel Latifi ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj.
Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.
Fraksion.com