AktualitetTë fundit

“Hetim dhe burg për zyrtarët në Tiranë”: Kërkonin 50 – 200 euro për t’i dhënë pasaportën qytetarëve nga Kosova

Korrupsion me dhënien e pasaportave shqiptare. Prokuroria e Tiranës po heton disa zyrtarë të policisë e persona të përfshirë në këtë skemë. Ligjërisht pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, natyralizim.

Personat zvarriteshin për të marrë pasaportat dhe u kërkohej nga 50 deri në 200 euro ryshfet.

Prokuroria ka kërkuar ‘Arrest me burg’ për 2 funksionarë të policisë dhe për 4 efektivë kërkohet masa e pezullimit nga detyra.

Nga hetimet e prokurorit Bledar Valikaj është dokumentuar me prova pamje filmike e përgjime se si merreshin paratë. Mes të dyshuarve edhe zyrtarë në drejtorinë e policisë në Tiranë.

 

Fraksion.com