AktualitetPolitikëTë fundit

Enkelejd Alibeaj nuk do t’i shkojë në takim Taulant Ballës për presidentin

Ka nisur takimi për presidentin mes kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe dy përfaqësuesve të opozitës, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

Mësohet se në këtë takim nuk do të shkojë Enkelejd Alibeaj, i cili më vonë pritet që të ketë edhe një komunikim me mediat, për të sqaruar arsyet e këtij vendimi.

Deri të dielën është dhe afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat e mundshme për presidentin e ri të vendit.

 

Fraksion.com