Life StyleTë fundit

E dashura e re përjetëson në trupin e saj dedikimin për Kanye West

Kanye West dhe e dashura e tij Chaney Jones sapo morën një hap tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi ajo ka bërë tatuazh emrin e Ye në kyçin e saj. Chaney sapo postoi një seri fotosh të saj me veshjet Balenciaga, por është “ye” në kyçin e saj të majtë që i bën fansat të flasin. Sigurisht, tatuazhi është një nderim për partnerin e saj të ri Kanye si dhe emrin e tij të ri ligjor. Dyshja janë në lidhje prej disa muajsh, kështu që është e mundur që Chaney donte t’a bënte tatuazhin për të treguar se West një person i rëndësishme në jetën e saj.

Siç është raportuar, çifti ishte së bashku në Japoni muajin e kaluar, ku Chaney shoqëroi Kanye në një udhëtim pune. Të dy ishin të qetë, duke bërë disa foto duke përfshirë një të postuar nga Chaney ndërsa shikonin drejt një rruge.

Nuk është vetëm lidhja e re e Kanye-s ajo që ka nxjerrë në pah të reja pasi dhe i dashuri i Kim-it, Pete Davidson, ka bërë disa tatoo për nder të saj duke përfshirë një që lexon “e dashura ime është një avokate” dhe iniacialet të emrit të saj në gjoks. Tatuazhi i Chaney nuk mund të hiqet nëse ajo ndonjëherë vendos se nuk e dëshiron më atë.

 

Fraksion.com