AktualitetPolitikëTë fundit

“Ata po përpiqen t’ju vrasin shpresën”; Ambasadorja Kim i bie tavolinës dhe iu bën thirrje shqiptareve: Luftoni!

Ambasadorja amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje shqiptarëve të luftojnë, të këmbëngulin dhe të mos pranojnë t’iu vrasin shpresën.

Duke folur për atë çfarë ka Shqipëria, potencialin dhe ndryshimin në këto 30 vjet, duke i mëshuar tavolinës në “Open” ambasadorja tha se ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ata hiqen sikur reforma në drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t’ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t’ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni – kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!”, tha ambasadorja Yuri Kim.

 

Fraksion.com