AktualitetTë fundit

Aktori i humorit shpallet në kërkim: Goditi me sende të forta një 36-vjeçar

Aktori i Teatrit të Durrësit, Ervin Doko, 39 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.

Ai është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin e identifikuar me inicialet E. G.

Ai akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe policia po punon për arrestimin e tij.

Doko nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Para disa muajsh, u shfaq si protagonist në serialin e aktorit Ermal Mamaqi, të titulluar “HOT”.

 

Fraksion.com