“Turp është të shkosh në burg për PPP-tët”; Tabaku – Delina Ibrahimajt: Je bërë ministre pa provuar asnjë shkallë tjetër në administratë publike
Në seancën e sotme të Kuvendit, ministrja Delina Ibrahimaj dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku kanë replikuar me njëra tjetrën.
Ministrja deklaroi se nuk e kuptonte se përse në Parlament quhet turp të bësh PPP, kur në të vërtetë ky është një proces i përdorur në të gjithë botë për të mbështetur investime që nuk përballohen nga buxheti i shtetit. Ndërkohë deputetja Tabaku, tha se turp nuk është të bësh PPP, por të përfundosh në burg për PPP.
Ajo ashpërsoi tonet me ministren Ibrahimaj, duke theksuar se nuk mund ta quajë gënjeshtare dikush që nuk ka kaluar në asnjë shkallë adminiistrate por është bërë direkt ministre.
“Konstatoj që sa herë diskuton raporte të institucionet të pavarura që miratohen dhe votohen në parlament flitet për gjera që nuk kanë të bëjnë me raportet.
Raporti i konkurrencës nuk pasqyron çfarë ka ndodhur në vendin tone u tha
Inflacioni u rrit vetëm gjatë këtij vit. në janar me 3.7 përqind, më parë ishin nën pritshmëritë të Bankës së Shqipërisë. U tha se shteti nuk ka ndërhyrë. Shteti që në mes të marsin mori vendimin për mbështetjen e shtresave në nevojë jo me normën inflacionit po me normen e inflacionit të ushqimeve. Gjysmë milion shqitarë u mbështetën dhe do të vijojnë të mbështeten edhe për një muaj…
PPP nuk është sharje, janë procese e procedura mekanizma të përdorura në të gjithë botë për të mbështetur investime që nuk përballohen nga buxheti i shtetit
Thuhet që qeveria bën porte dhe aeroporte. Është turp ta bësh këtë? Mendoj që jo, mendoj që investimet i shërbejnë Shqipërisë mirë”, deklaroi ministrja.
Jorida Tabaku: Në fillim të këtij viti patëm një rritje të çmimeve të ushqimeve. Autoriteti i konkurrencës dhe qeveria nuk morën masa. Patëm protesta masive. A patëm masa nga ana e qeverisë dhe institucionet shtetërore? Çmimet vazhdojnë dhe rriten, ngrihen struktura atipike komuniste si bordet, përsëri nuk ndodh asgjë.
Delina Ibrahimaj: Në vitin 2021 inflacioni nuk ishte rritur, ka filluar të rritet brenda këtij viti. U rrit në janar me 3.7%, në shkurt me 3.9%, në mars me 5.7% dhe në prill me 6.2%. e vërtetë u rrit, por filloi të rritet këtë vit. Është e lehtë të dalësh të flasësh pa shifra, me supozime, po nuk është e lehtë të marrësh vendime që japin rezultatet e duhura. Ne kemi marrë vendimet në kohën e duhur dhe po shohim që rezultate deri tani janë ato të duhurat. Konsumi deri tani nuk ka shfaqur shenja rënie, siç shfaq zakonisht në periudha inflacioniste. Autoriteti i konkurrencës ka qëllimet e veta që janë të përcaktuara me ligj. PPP nuk janë turp të përmenden. Janë procese dhe procedura që ndiqen nga gjithë vendet e botës për të financuar investime madhore të cilat nuk mund të mbarten nga buxheti i shtetit. Procedurat janë transparente dhe i shërbejnë vendit thuhet që kjo qeveri po bën porte dhe aeroporte. Po pse është turp të bësh porte dhe aeroporte? Është turp ta bësh Shqipërinë me 3-4 aeroporte? Unë mendoj që jo.
Jorida Tabaku: Gjithmonë me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës përgjigjet ministrja që nuk ka kaluar nga shkallët e duhura të meritokracisë. Nuk është turp të bësh PPP por turp është që të arrestohesh për PPP-të apo si puna e atij tjetrit që mund të shkojë prej Check Up.
Tregu ka sot probleme më jetike dhe pres që AK të mos merret me tregun e Play Station 5 dhe jo me gjëra më të rëndësishme. Çmimet e produkteve janë rritur me kohë, janë rritur çmimet për miellin, për sheqerin, për naftën që nga shtatori por ju e keni mohuar dhe sot vini këtu dhe gënjeni.
I thashë ministres që jemi në një situatë stagflacioni dhe ministrja e mohonte ndërkohë që sot po flasim për këtë. Dhe e fundit, sot qeveria po bën biznes me krizën si spekulatore. Po bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptare janë për bukën e gojës. Kur sot po rriten çmimet. Po ndajmë ne para për popullin shqiptar, a thua se janë paratë e tyre por harrojnë që janë paratë e buxhetit të shtetit. Në fund, ju kujtoj që të jeni pak më të qetë dhe më me edukatë kur përgjigjeni!”
Fraksion.com