AktualitetPolitikëTë fundit

Tritan Shehu: Gaz Bardhi bën akte të turpshme dhe perverse; Person pa vlerë morale

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka quajtur inskenim i Gazment Bardhit, teksa i ka thënë që duhet ta denoncojë e jo të përdorë për të hedhur aludime dyshuese.

“Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit! Është vepër anti ligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për koleget në publik e media.

Ketë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, përfshi dhe mua. Dhe ketë e bën një deputet, ish ministër i drejtësisë, pseudo jurist ne fakt ai. Me ketë rast dëshiroj t’i kujtoj këtij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:

1-Eshte detyrim ligjor për çdo qytetar, veçanërisht deputet, të denoncojë në organet përkatëse çdo vepër kriminale që di, dhe mos ta përdore për të hedhur aludime dyshuese, shpifjeje për koleget. Në rast se realisht ai di një vepër të tillë, siç deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet për fshehje një krimi, gjë për të cilën duhet thirrur nga organet e drejtësisë e dënuar ligjërisht.

2- Ndërsa ne lidhje me përgjegjësitë morale e me gjere te tij për shpifje, gënjeshtra etj,  besoj se nuk ka ndonjë arsye për të humbur kohë duke ja kërkuar. Ato mund t’i kërkohen vetëm dikujt që ka ndonjë vlere morale, gjë që siç duket te Gazi mungojnë krejtësisht. Një akti turpshëm e pervers ky i këtij “burreci”, tha Shehu.

Edhe Edmond Spaho në një reagim, i quajti gënjeshtra për qëllime politike. Spaho thekson se gjithë jetën ja ka dalë me punë dhe nuk ka asnjë biznes në emrin e tij apo të familjarëve, jo më një pasuri të tillë.

 

Fraksion.com