AktualitetPolitikëTë fundit

Ne kulmin e debateve politike, ambasadorja e SHBA Yuri Kim vendos të flasë në ‘Open’

Teksa klima politike në vend është e ‘nxehtë’ dhe zien nga debatet, ku nga një anë pritet emri i ri i presidentit dhe nga ana tjetër debati në PD, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka vendosur të flasë në emisionin “Open” nga Eni Vasili në News24.

Diplomatja e lartë amerikane do të flasë për kërkesën e kryeministrit Rama, që SPAK të hetojë Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Cilën pjesë të Opozitës njohin SHBA-te?

Si janë raportet me Berishën, Bashën dhe Alibeajn?

Çdo të ndodhe me të ashtuquajturit peshq të mëdhenj?

Për këto dhe te tjera, sot në orën 21:00 Yuri Kim përballë Eni Vasilit në “Open”.

 

Fraksion.com