AktualitetBota+Të fundit

Kremlini: Kompanitë e huaja të energjisë që bien nën sanksionet e Rusisë nuk do të marrin pjesë në furnizimet me gaz

Kompanitë e huaja të energjisë nën sanksionet ruse nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në furnizimet me gaz, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Sanksionet bllokuese janë futur. Prandaj, nuk do të ketë marrëdhënie me këto kompani, ato thjesht janë të ndaluara,” u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të rregullt, duke komentuar dekretin e botuar një ditë më parë.

Të mërkurën, qeveria ruse miratoi një listë prej 31 kompanish të huaja, të gjitha filialet aktuale ose të mëparshme të kompanisë shtetërore ruse të gazit Gazprom, të cilat tani janë subjekt i masave të veçanta ekonomike, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti.

Ndër kompanitë në listë janë Gazprom Germania GmbH, Gazprom Marketing & Trading Ltd., dhe operatori i pjesës polake të gazsjellësit Yamal-Europe.

Zëvendës kancelari gjerman dhe ministri i ekonomisë Robert Habeck tha të enjten se Gjermania kishte gjetur furnizues alternativë për Gazprom Germania.

“Mbrëmë Putin publikoi një dekret që furnizuesit evropianë të gazit tani do të sanksionohen nga Rusia. Në Gjermani, Gazprom dhe filialet e tij janë prekur, që do të thotë se disa prej filialeve tani nuk marrin më gaz nga Rusia”, tha Habeck në parlamentin gjerman pa dhënë detaje të mëtejshme mbi furnizuesit alternativë.

 

Fraksion.com