Kremlini: Anëtarësimi i Finlandës në NATO është një kërcënim për Rusinë
Rusia do ta shihte pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake të NATO-s si një kërcënim dhe kjo nuk do të kontribuonte për më shumë siguri, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Siç kemi thënë shumë herë më parë, zgjerimi i NATO-s nuk e bën botën më të qëndrueshme dhe më të sigurt,” u tha Peskov gazetarëve pasi politikanët kryesorë të Finlandës deklaruan mbështetjen e tyre për një aplikim për anëtarësim në NATO.
Peskov shtoi se reagimi i Rusisë do të varet nga zhvillimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s.
“Do të varet se çfarë do të sjellë ky proces zgjerimi, sa larg dhe sa afër kufijve tanë do të lëvizë infrastruktura ushtarake”, tha Peskov.
Rusia do të analizojë situatën me hyrjen e Finlandës në NATO dhe do të përpunojë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj, shtoi ai.
Fraksion.com