AktualitetTë fundit

Kraja në KLP: Prokurorët janë të ndërgjegjshëm se kë të hetojnë

SPAK ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit për shkak të akuzave që kanë ardhur nga kryeministri Edi Rama se nuk po bën drejtësi, teksa vetë kreu i këtij institucioni Arben Kraja tha se e prisnin që të kishin presione të ndryshme. Në raportimin e tij para KLP-së, Kraja tha se kjo nuk është një problem shqetësues për ta dhe se prokurorët do të vijojnë që të punojnë në vazë të provave dhe duke respektuar ligjin.

Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Ai shtoi se një problem me të cilët po përballen prokurorët e SPAK është mungesa e eksperiencës së oficerëve të BKH-së.

Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsoludojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet nurmi i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

 

Fraksion.com