AktualitetBota+Të fundit

Tanket gjermane “Marder” gati për dorëzim për tre javë Ukrainës

Qeveria gjermane hezitoi për një kohë të gjatë, por armët e rënda tani do t’i dorëzohen Ukrainës. Gjermania dhe Republika Çeke po punojnë edhe për një shkëmbim qarkor armatimesh.

Koncerni i armatimit Rheinmetall mund të dorëzojë mjetet e para luftarake të këmbësorisë së blinduar të tipit “Marder” brenda tre javësh.

Rheinmetall, sipas drejtorit të tij Armin Papperger,  mund të dorëzojë së shpejti mjetet e para luftarake të këmbësorisë së blinduar, tanket “Marder”: “Në plan afatmesëm ne për shembull mund të vëmë në dispozicion 100 “Marder”, të parët do të ishin gati për tre javë”, tha Papperger në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Rheinmetall thuhet se e ka nisur rinovimin e tankeve katër javë më parë, megjithëse ende nuk ka porosi konkrete. “Ne po presin vendimin e qeverisë federale. Por aktualisht ka mjaft vende që i duan këto mjete, jo vetëm Ukraina,” tha kreu i koncernit.

Marder

Lista e stoqeve pas fjalimit epokal

Pas fjalimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz më 27 shkurt, në të cilin ai shpalli një fond special prej 100 miliardë eurosh për ushtrinë gjermane nën ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës, Rheinmetall thuhet se komunikoi një listë të rezervave që ka në depo me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Lista përfshin 66 pozicione, duke përfshirë Marders dhe Leopard 1 që dikur iu shitën forcave të armatosura gjermane dhe më vonë u riblenë nga Rheinmetall.” Këto automjete aktualisht janë duke u rinovuar, tha Papperger.

Tanku Marder

Shkëmbim me Republikën Çeke

Qeveria Federale dëshiron ta furnizojë Ukrainën edhe me armë të tjera rënda në Ukrainë. Gjermania dhe Republika Çeke po punojnë aktualisht për një shkëmbim qarkor armatimesh. Republika Çeke do të dërgojë armë të rënda të prodhimit rus në Ukrainë, ndërsa Gjermania po ndihmon për zëvendësimin e tyre me armë moderne perëndimore.

Kryeministri çek Petr Fiala tha se shkëmbimi qarkor do të ishte i dobishëm si për Ukrainën ashtu edhe për Republikën Çeke./DW

 

Fraksion.com