AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Do mbajmë gojën qepur sa herë institucionet e drejtësisë t’i drejtohen oborrit të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish se nuk do të mbrojnë askënd që ka llogari të hapura me drejtësinë, edhe nëse institucionet afrohen në oborrin e PS.

“Nuk kam pasur asnjë iluzion që do të ishte një shëtitje në lëndinë, kjo është një ngjitje shumë e vështirë dhe për këtë arsye i kemi mbështetur institucionet e reja të drejtësisë, përtej edhe logjikës artimetike të buxhetit tonë të shtetit. Shihni shifrat se sa buxhet është spostuar nga të tjera zëra për të shkuar drejt zërit të drejtësisë. Shikoni pagat e institucioneve të drejtësisë, që kur kemi ardhur në detyrë nuk është bërë asnjë rritje e kabinetit qeveritar. Në institucionin e drejtësisë shikoni pagat për të kuptuar sa rëndësi i japim këtij procesi dhe se mbështetja jonë është 360 gradë për drejtësinë.

Mbështetja jonë është domethënëse kur ne e kemi qepur gojën dhe do vazhdojmë ta mbajmë të qepur sa herë që institucionet e reja të drejtësisë të drejtohen drejt oborrit tonë për këdo qoftë që mund të ketë llogari të hapura me drejtësinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me historinë e Shqipërisë”, tha Rama.

 

Fraksion.com