Presidenti i Ukrainës Zelensky falënderon Dhomën e Përfaqësuesve për miratimin e projektligjit të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe “miqtë” e vendit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për miratimin e një projektligji që do të bënte që Uashingtoni t’i dërgonte 40 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.
I thank @SpeakerPelosi and all friends of 🇺🇦 in 🇺🇸 House of Representatives for the quick approval of the law on additional financial support for our state initiated by @POTUS. We are looking forward to consideration of this important document for us by the Senate.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 11, 2022
Dhoma e miratoi projekt-ligjin të martën në mbrëmje me mbështetje të gjerë dypartiake, 368 me 57 kundër. Të 57 votat në kundërshtim me masën ishin nga republikanët.
Masa tani do të duhet të miratohet nga Senati përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për t’u nënshkruar në ligj.
Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, kryeqytetin ukrainas, në fillim të këtij muaji për t’u takuar me Zelensky.
Fraksion.com