AktualitetTë fundit

Zbulohet shuma e parave që morën grabitësit e bankës në Koplik

Detaje të tjera kanë dalë nga grabitja e filialit të bankës së nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe ditën e djeshme.

Mësohet se tre grabitësit kanë arritur që të marrin 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 lekë ( te reja).

Tre grabitësit janë ende në arrati, megjithëse ditën e djeshme policia organizoi dje një operacion për ndjekjen e tyre edhe me helikopter.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja ndodhi dje në qendër të qytetit rreth orës 14:10 minuta, kur tre persona të maskuar janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Më pas tre autorët janë larguar më shpejtësi. Grabitësit siç duket e kanë planifikuar mirë vjedhjen pasi gjatë gjithë kohës, është një patrullë policie në fillim të rrugës por kanë shfrytëzuar orarin kur punonjësit e policisë kanë ndërruar turnin për të kryer vjedhjen. Pasi kanë grabitur bankën, autoret janë larguar me shpejtësi dhe kanë braktisur makinën në këtë rrethrrotullimin.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, autorët kanë vendosur të braktisin makinën dhe ta djegin në një zonë mjaft të populluar, në mes të aksit nacional Shkodër- Hani i Hotit, më pas autorët nën kërcënimin e armëve kanë ndalur një tjetër qytetar, i kanë marrë makinën dhe kanë vendosur të largohen drejt Bajzës.

Policia e qarkut të Shkodrës ka nisur kontrollet në të gjithë Malësinë e Madhe që prej ditës së djeshme, duke u përqendruar në fshatrat e Bajzës dhe zonat e tjera kufitare me Malin e Zi. Dyshimet janë se autorët mund të arratisen drejt shtetit fqinj përmes kufirit të gjelbër apo përmes liqenit të Shkodrës.

 

Fraksion.com