AktualitetPolitikëTë fundit

Më 16 maj seanca e parë në Kuvend për Presidentin

Konferenca e Kryetarëve vendosi që më 16 maj do të mbahet raundi i parë i votimit në Kuvend për Presidentin e ri të Republikës.

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mesditën e sotme vendosi datën, 10 maj, si datë për fillimin e procedurave, si edhe datën 15 maj, si afatin për dorëzimin e kandidaturave për President të Republikës.

Propozimi u bë nga deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila apeloi palët të lene mënjanë retorikën politike ne këtë mbledhje.

“As paragjykimet as komentet s’i takojnë konferencës, duhet të vendosin fillimin e procedurës dhe datën e parë për presidentin.

Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj, ora 17:00, me disa detyra. Përcaktimi i datës, 15 maj ora 16:00 në protokollin e kuvendit. Komisioni i ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat. Mbledhja e komisionit të ligjeve të mbahet më 16 maj ora 10:00.”- u shpreh Bushka.

 

Fraksion.com