AktualitetNATO/BETë fundit

Social Demokratët e Suedisë do të vendosin për anëtarësimin në NATO më 15 maj

Më 15 maj, socialdemokratët qeverisës të Suedisë do të vendosin nëse do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre prej dekadash ndaj anëtarësimit në NATO.

Partia bëri të ditur se ende nuk është e sigurt se cili do të jetë vendimi.

Nëse socialdemokratët do të miratonin anëtarësimin në NATO, Suedia pothuajse me siguri do të aplikonte për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Pushtimi rus i Ukrainës ka çuar në një rishikim të politikës së sigurisë jo vetëm në Suedi, por edhe në Finlandë.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto pritet të deklarojë mbështetjen e tij për aplikimin e vendit të tij për anëtarësim më 12 maj.

Aplikimet formale për anëtarësim mund të bëhen në samitin e NATO-s në Madrid në qershor dhe të trajtohen më shpejt.

 

Fraksion.com