AktualitetTë fundit

KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj

Komisioni i Pavarur shkarkoi sot nga detyra prokurorin Emror Kasaj.

Komisioni i Pavarur i kualifikimi zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit të Emror Kasaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Prokurori, Emror Kasaj u përball me vetingun me 5 maj për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Olsi Komici pasi analizoi provat dhe faktet vendosi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit Emror Kasaj.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

 

Fraksion.com