Imazhe nga parada e Ditës së Fitores në Moskë
Reuters ka sjellë disa imazhe nga Sheshi i Kuq në Moskë, ku Vladimir Putin ka folur në paradën ushtarake të Ditës së Fitores.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se trupat dhe vullnetarët në rajonin lindor të Ukrainës Donbas po “luftonin për atdheun, të ardhmen e tij” dhe ai akuzoi Perëndimin se po përgatitet për një “pushtim të tokës sonë”.
Putin foli në paradën vjetore në Sheshin e Kuq të Moskës, që shënon përvjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Ai e quajti NATO-n “një kërcënim të qartë” për Rusinë dhe tha se “operacioni i tij special ushtarak” ishte i nevojshëm dhe “vendimi i duhur”.
Putin tha gjithashtu se shteti do të bënte “gjithçka” për t’u kujdesur për familjet që vuajnë dhimbjet e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
“Vdekja e çdo ushtari dhe oficeri është e dhimbshme për ne”, tha ai.
Ai e përfundoi fjalimin e tij me brohoritjet e ushtarëve në Sheshin e Kuq, gjuajtjen e topave dhe himnin kombëtar rus.



Ngjarja shënon përvjetorin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste në 1945





