Horoskopi javor 9 – 15 maj 2022
Ky është horoskopi javor nga data 9 deri në 15 maj 2022. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.
Demi
Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vije duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëni ju diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
Binjakët
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqaret do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe nëse keni pasur probleme të ndryshe do ndiheni shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do jetoni në një atmosferë shumë të këndshme dhe do ndiheni më të sigurt në vetvete. Emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e mbushur me çaste të lumtura. Do ndiheni gjithë kohës mirë pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni plot takime interesante të cilat do i shfrytëzoni në maksimum. Shumë gjëra do ndryshojnë që ditën e mërkurë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni rreziqe vetëm që ta ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Për shëndet më të mirë, merruni me aktivitet fizik dhe ushqehuni në mënyrën më të mirë të mundshme. Në punë do keni vështirësi për t’i konkretizuar të gjitha planet, por me pak sakrifica do mund t’ia dilni mbanë. Pranojeni edhe mbështetjen e kolegeve.
Luani
Gjatë kësaj jave do përjetoni ndjesi të çuditshme dhe në disa momente nuk do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Po nuk u treguat më të organizuar do keni vetëm humbje. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e vështirë do jete. Do jeni shumë kokëfortë dhe nuk do pranoni të bëni ato që do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuat do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do i riktheheni një lidhjeje të vjetër, por kësaj here do mendoheni me kujdes para se të hidhni hapa. Në planin financiar do ju duhet akoma më tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jetë i kënaqshëm. Nuk do i ndieni më as shqetësimet që kishit nga stomaku. Në punë do jeni pasivë dhe do i lini gjërat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shumë.
Virgjëresha
Javë përgjithësisht e qetë do jetë kjo për ju. Tregohuni të butë dhe të matur në çdo moment. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë pozitive. Do pajtoheni me partnerin dhe do i shihni gjërat me një sy krejtësisht tjetër. Edhe momentet intime do shtohen. Ju beqarët do keni plot mundësi si për aventura kalimtare ashtu edhe për lidhje serioze. Do jetë në dorën tuaj më pas nëse do përfitoni apo jo. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por kjo nuk do të thotë që ju nuk do kryeni dot shpenzimet e nevojshme. Turbullirat yjore do sjellin shqetësime shëndetësore. Do ndiheni të lodhur, pa fuqi dhe mund të keni dhimbje në disa pjesë të trupit. Në punë do i arrini një e nga një të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes.
Peshorja
Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.
Akrepi
Fati dhe arritjet do jenë pjesë e kësaj jave. Do i hapni edhe më shumë dyert për bashkëpunim me të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më mirë me partnerin dhe do e kuptoni se e keni pasur gabim për ato që keni menduar. Nuk do mendoni më për ndarje. Ju beqarët do ndiheni më mire këtë javë. Do realizoni takimet e ëndërruara dhe nuk do e ndieni më vetminë. Në planin financiar situata do lërë për të dëshiruar dhe kjo për shkak të pamaturisë tuaj me shpenzimet. Për shëndetin do jetë periudhë e mirë. Do keni imunitet dhe rezistencë të mirë fizike e morale. Në punë yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do filloni t’i bëni planet më me kujdes. Pas të mërkurës mund të fitoni edhe një pozicion të ri me më tepër të ardhura se më parë.
Shigjetari
Mënyra sesi do shpreheni dhe gjestet që do bëni mund të sjellin probleme këtë javë. Jeta në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Kujdes duhet bërë ditën e martë dhe të mërkurë sepse partneri do jetë me nerva dhe mund të këmbëngulë për disa gjëra. Më mirë hapni rruge. Nëse jeni beqarë nuk duhet t’i jepni fjalën dikujt apo të bëni premtime, por duhet të njiheni sa më mirë me ta para se të hidhni hapa. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes dhe maturi që të mundeni edhe pse në fakt do merrni para nga të afërmit. Për shëndet të mire, mos e teproni me ushqimet dhe mbani dieta. Do e shihni që do ndiheni sikur keni rilindur. Në punë do ja dilni mbanë t’i realizoni projektet falë vendosmërisë dhe këmbënguljes.
Bricjapi
Do keni shumë fat gjatë kësaj jave dhe arritjet do ju inkurajojnë për të hedhur edhe hapa të tjera më vonë. Venusi, perëndesha e dashurisë do iu vizitojë ju të dashuruarve. Gjërat mes jush dhe partnerit kanë për të ecur më mirë dhe pasioni ka gjase të shtohet. Ju beqarët gjithashtu do ndiheni të lumtur pasi që ditët e para do vendosni të filloni një lidhje me personin që e keni njohur para disa kohësh. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe sikur gjendja të jetë e mirë. Po filluan problemet situata mund të marrë shpejt tatëpjetën. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do ndiheni energjikë. Në punë do jeni luftarakë dhe mjaft elokuentë. Çdo gjë që keni dashur do e arrini.
Ujori
Gjatë kësaj jave do ketë zhvillime shumë të rëndësishme në jetën tuaj dhe mund të ndiheni herë pas here në presion të madh. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e privilegjuar. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Mund të merrni edhe vendime të mëdha. Ju beqarët do jeni mjaft entuziastë sepse më në fund do arrini ta bëni për vete personin për të cilin keni ëndërruar gjithë këto kohë. Në planin financiar do iu jepet mundësia ta përmirësoni mjaft situatën. Përfitoni nga kjo për të hequr edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, përveç ndonjë dhimbje koke apo shpine që mund të ndieni për pak momente. Në punë do ndryshoni tërësisht profil, por do keni më tepër arritje.
Peshqit
Gjatë kësaj jave do jeni të bindur për rrugën që duhet të ndiqni dhe nuk do ndiheni më në ankth si më patë. Ju të dashuruarit duhet të përkujdeseni më tepër për partnerin tuaj dhe nuk duhet ta lini atë pas dore. Përgatisni surpriza për të dhe mos reshtni se ja shprehuri ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët do keni plot takime premtuese, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa. Shfrytëzojeni këtë periudhe për t’u njohur më mirë e më pas hidhni hapa. Sektori i financave do ketë përmirësime të jashtëzakonshme. Shpesh nuk do ju besohet se po ju ndodhin juve këto. Shëndeti do fillojë të përmirësohet pas të martës. Nuk do keni më asnjë lloj shqetësimi. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës rutina.
Fraksion.com