AktualitetPolitikëTë fundit

“E ka të njëjtë me fjalimin e Ramës”; Salianji “rrëzon” draftin e Alibeajt: Përjashton Presidentin nga politika

Ervin Salianji ka thënë në një deklaratë se nuk ka kuorum dhe as këtë të hënë nuk është mbledhur kryesia e grupit parlamentar të PD.

“Edhe sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD, të Rithemelimit. ka pasur dakordësi nga zoti Boçi në emër të tyre. Praktika parlamentare e PD, ne funksionojmë me rregulloren e PD, e jo të Ramës. Ajo përcakton që kryesia përbëhet nga kryesia e vogël e grupit parlamentar. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe skam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Rrjedhimisht s’ka mbledhje sepse s’ka kuorum. Dua të besoj që është naivitet politik të thuash që presidenti i ri nuk duhet të jetë në politikë në 5 vitet e fundit do të thotë ti shkosh mbrapa Ramës. Grupi parlamentar i PD mendon që Presidenti duhet të jetë politik. Shikoni në Itali, Matarella vjen nga një eksperiencë të gjatë politike. Të gjithë mund të bien dakord për atë pensionistin me biçikletë. E gjitha kjo bën të zhvendoset vëmendja”, tha Salianji.

 

Fraksion.com