AktualitetKosovaTë fundit

Polici vret vëllain në Kosovë me armë zjarri

Vrasje me armë zjarri në Kosovë. Një efektiv policie ka vrarë me armën e shërbimit të vëllanë.

Vritet një person në fshatin Gushtericë e Poshtme. Policia e Kosovës e konfirmon se ngjarja ndodhi  sot rreth orës 15:00.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ajo sqaroi se personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar, ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me Inspektoratin Policor, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .

 

Fraksion.com