AktualitetPolitikëTë fundit

“Gjithë Shqipëria pret ta shohë Metën para SPAK”, Rama: Këta hetojnë kampionin e anti-korrupsionit, Dvoranin

Kryeministri Edi Rama ka artikuluar kritika ndaj SPAK për hetimin ndaj Ardian Dvoranit i denoncuar nga Presidenti Ilir Meta.

“SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një flluskë sapuni. Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metës.  Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë. Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur. Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet e Champions Leagues”, tha kryeministri.

Më pas ai u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha dhe theksoi se çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend.

“Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit bashkë me shpurën e tij që na thotë se nuk ulemi të negociojmë për presidentin”.

“Këtu është siç thoshte një plakë rome që e doja shumë kur isha i vogël, të kesh dy, një ta mbash e një ta çash, se një nuk mjafton. Çështja e non-gratës së madhe nuk është një çështje e Amerikës, është e Shqipërisë, nuk është një hall i DASH, është një hall i popullit shqiptar dhe sfida në fakt, në thelb, nuk është një sfidë që non-grata e madhe me ata të verbrit që ndjekin pas ia bëjnë Amerikës. Është një sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend dhe sado të mundohemi ne, sado hetime denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend për këdo qoftë, nëse në këtë vend non-grata e madhe, ai i dyti atje që është i pari në fakt me të cilin SPAK-u funksionon si sahat zviceran për të kap Ardian Dvoranin, gjykatësit dhe prokurorët që e bënë baltë e gjak të pafajshëm sistemin e drejtësisë në 30 vjet, ky nuk është problem i SHBA-ve miqtë e mi. Është një problem i madh i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulem në tryezën e negociatave, kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë.
Deri tani e keqja kualifikohet dhe SPAK s’kualifikohet, po vë përfund këtë vend si më përpara. Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku dhe pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Po nuk ka as parangall as vullnet që të gjuajë me dinamit peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës dhe Europës dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.
Durimi ynë po soset, i imi po e po, por edhe i juaji, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë në vend dhe fakti që nuk kemi folur, por i kemi mbështetur për çdo veprim, dhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, shtrënguam dhëmbët, thirrja ime, që nuk është një thirrje partiake, por e asaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi: zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata që i bën karshillëk një bote. Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama.

Rama theksoi se kritikat ndaj SPAK nuk janë sulme politike apo personale, por sipas tij, ai po flet në emër të një force politike që ka iniciuar dhe që ka udhëhequr Reformën në Drejtësi.

 

Fraksion.com