AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen Revolucionit Digjital, lehtësi në shërbime

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është koha që bankat e nivelit të dytë t’i bashkohen Revolucionit Digjital, për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve të epokës së vjetër, njësoj siç u bë me shërbimet publike me dokumentet”.

Kryeministri Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantuan sot nismën e Revolucionit Digjital për bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar klientët dhe sipërmarrjen nga pengesat e vonesat e shërbimeve.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë, Rama tha se “nuk ndodh që gjithë ky revolucion dixhital të ndalojë dhe t’ju presë juve”.

“Ju duhet të bashkoheni me revolucionin dixhital dhe të bëheni shmebull duke bërë secili pjesën e vetë. Është shokuese sot që panorama e sotme e nivelit të teknologjisë së bankave është kjo që është”, tha Rama.

Duke folur për revolucionin dixhital me shërbimet publike online, Rama theksoi se “ne u kemi kursyer qytetarëve mbi 7.1 milionë euro”.

“Ne kemi ngritur një grup pune që ka filluar punën mes nesh dhe BSH. Jeni të mirëpritur ti bas’hkoheni me përfaqësues të shoqatës suaj, por duhet të mos jetë një figurë antiteknologjike apo pjesë e këtij mentaliteti. Duhet të thjeshtojmë procedurat, të reduktojmë dokumentet shoqëruese dhe të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve dhe bizneseve në marrëdhënie me bankat të lehtësohet maksimalisht”, tha Rama.

 

Fraksion.com