AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

“Punë e madhe..”; Rama: Në hyrjen juglindore të Tiranës, lehtësohet ndjeshëm trafiku

Punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës kanë hyrë tashmë në një fazë të re.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në këtë kantier ku prej këtij sezoni veror trafiku do të lehtësohet ndjeshëm për të gjitha mjetet që vijnë në atë drejtim drejt Tiranës.

“Mirëmëngjes dhe me punën e madhe që vijon për nyjen e re të hyrjes juglindore të Tiranës, ku qysh prej këtij sezoni veror trafiku do të lehtësohet ndjeshëm për të gjitha mjetet që vijnë në atë drejtim drejt Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

 

Fraksion.com