AktualitetPolitikëTë fundit

“Përgjigjet Gjiknuri”; A mund të jetë Fatos Nano presidenti i ri?

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur sot në komunikimin me gazetarët edhe për ccështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Ai është pyetur nëse Fatos Nano mund të jetë një emër për t’u bërë për president.

“Nuk jam këtu të komentoj emra të përvetshëm. Të gjithë kanë shanset.

Ne kufizimin e kemi të mos jetë i grupit parlamentar. Por njerëz që kanë kontribuar në shoqëri mund të jenë kandidatë.

Identifikimi i emrave do ishte gabim. Por edhe Fatos Nano mund të jetë, patjetër kandidat” tha Gjiknuri.

 

Fraksion.com