AktualitetPolitikëTë fundit

PD sot mbledh Këshillin Kombëtar

Komisioni i Rithemelimit  ka njoftuar se sot do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Deputeti i PD Edi Paloka, ishte ai që bëri njoftimin një ditë më parë për mbledhja e këtij organi.
Paloka tha se se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Paloka gjithashtu njoftoi se në mbledhje do të ketë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Edhe pse pas zgjedhjeve të 6 marsit tentativat e PD-së ishin për bashkim, duket se Kuvendi Kombëtar i 30 prillit e thelloi më shumë ‘krizën’ në Partinë Demokratike.

Ndërsa ditën e djeshme, me ftesë të Enkelejd Alibeajt, u mblodh grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Por në atë mbledhje e cila nisi në orën 17:00, u paraqitën vetëm 19 deputetë demokratë.

Deputeti Ervin Salianji u shpreh gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura se ajo nuk mund të quhej as mbledhje grupi pasi nuk përmbushte kuorumin.

Alibeaj tha se në total PD-ja ka 36 anëtarë e se 22 deputetë ishin më se mjaftueshëm për të mbledhur grupin.

Grupi i Rithemelimit nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar, pasi në 30 prill votuan për ta shkarkuar.

 

Fraksion.com