AktualitetBota+Të fundit

OKB: Civilët e evakuuar kanë ‘trauma të thella dhe plagë psikologjike’

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, ka treguar për programin Today të BBC Radio 4 për gjendjen psikologjike të njerëzve që janë evakuuar nga qyteti i rrethuar i Ukrainës, Mariupol.

Ai thotë se shumë civilë që janë bllokuar kanë jetuar në “kushte të tmerrshme” – shpesh mbijetojnë në tunele me pak ushqim dhe ujë dhe pa rrezet e diellit.

Dujarric thotë se është e qartë nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë, në të cilën Guterres foli drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, se nuk ka “asnjë shans të menjëhershëm për një ndërprerje të plotë të armiqësive”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com